Avni Dehari në 10-vjetorin e vdekjes së Astritit: Jemi të bindur se është vrarë

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka deklaruar se familja është e bindur që djali i tij është vrarë në qendrën e paraburgimit në Prizren dhe jo se ka bërë vetëvrasje.

Duke folur në Debat Plus në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Avni Dehari ka përmendur një varg rrethanash dhe kundërthëniesh që, sipas tij, e mbështesin bindjen e familjes se bëhet fjalë për vrasje.

“Jemi të bindur se Astriti është vrarë në qendrën e paraburgimit në Prizren për shumë arsye. Në radhë të parë, çdo gjë ka qenë e inskenuar. Për këtë ka shumë fakte e dëshmi”, ka thënë ai.

Dehari ka përmendur edhe rastin e sulmit në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se personat e akuzuar në atë rast, pas disa seancave gjyqësore, janë shpallur të pafajshëm.

Sipas tij, edhe deklarimet e zyrtarëve pas vdekjes së Astrit Deharit kanë qenë kontradiktore, përfshirë ato të zyrtarëve të qendrës së paraburgimit, drejtorit të Policisë Rajonale dhe ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

“Vetëm sulmi në Kuvendin e Kosovës, 6 veta që janë arrestuar dhe jo tre nga gjatë janë dërguar në paraburgim, kanë dal pas shumë seancave gjyqësore të pafajshëm. Të gjitha ato akuza që janë ngritur për akt terrorist kanë ra poshtë, nga gjyqtarët tanë. Kjo flet shumë. Pastaj, pas vrasjes, deklarimet e zyrtarëve, qoftë të burgut, qoftë të drejtorit të Policisë rajonale, qoftë deklarimet e Syl Hoxhës që ka qenë kryeprokuror i Themelores në Prizren janë shumë kontradiktore. Në fillim kanë bërë përpjekje që të ia m’veshin se Astriti ka bërë vetëvrasje me përdorim të shumë barnave, pastaj analizat që janë bërë kanë vërtetuar se Astriti nuk ka përdor barna e as drogë, e as helme të tjera që mund të ia merrnin jetë”, ka deklaruar Dehari.

Ai ka folur edhe për raportet e obduksionit, duke thënë se në proces kanë marrë pjesë ekspertë ligjorë të shtetit të Kosovës, si dhe përfaqësues të caktuar nga familja, përfshirë avokatin Tomë Gashi.

Dehari ka treguar se, për shkak të asaj që i cilësoi si manipulime dhe kundërthënie në hetimin e rastit, familja është detyruar të kërkojë ndihmë edhe nga ndërkombëtarët. Ai ka thënë se janë përcaktuar për Institutin e Lozanës në Zvicër, të cilin e kanë konsideruar të specializuar për raste të tilla.

“Pastaj obduksioni që i është bërë, aty ka pasur përpos këtyre ekspertëve ligjor të shtetit të Kosovës, ka pasur që kanë qenë të caktuar që të marrin pjesë edhe nga anëtarët e familjes, aty ka qenë edhe avokati Tomë Gashi. Edhe raporti i ekspertëve të shtetit dhe privatë ka kundërshtime të mëdha, raporti i parë përpiqet që ta nxjerrë vetëvrasje, ky raporti i dytë nuk pajtohet me vetëvrasje.

Pas atij raporti për shkak të manipulimeve, kundërthënieve të shumta, ne edhe pse nuk kemi pas që drejtësinë të na e vërtetojnë dikush jashtë Kosovës, jemi detyruar të kërkojmë ndihmë edhe nga ndërkombëtarët. Dhe jemi përcaktuar për institutin e Llozanës në Zvciër, për të cilin kemi marrë se është një institut për këto raste shumë i përgatitur”, ka deklaruar ai.

Në fund, babai i Astrit Deharit ka theksuar se, sipas familjes, të gjitha këto rrethana flasin për vrasje dhe jo për vetëvrasje.

“Këto të gjitha që i thashë, tash nuk i kujtoj edhe të tjerat. Po të gjitha këto flasin për vrasje e jo për vetëvrasje”, ka përfunduar Avni Dehari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit