Avokati Asdren Bytyqi: Astrit Dehari mund të jetë vetëvrarë, provat teknike e mbështesin këtë mundësi

Avokati Asdren Bytyqi ka deklaruar se vetëvrasja është përfundimi më i mundshëm lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, duke u thirrur në provat teknike dhe ekspertizat e realizuara gjatë procesit hetimor.

Përmes një postimi, Bytyqi ka renditur disa nga elementet që, sipas tij, e mbështesin këtë konstatim, raporton lajmi.net

Ai ka përmendur ekspertizën e ekspertëve austriakë, të cilët sipas tij nuk kanë identifikuar manipulim apo ndërhyrje në regjistrimet e kamerave të sigurisë në korridorin ku ndodhej dhoma e Deharit.

Postimi i tij i plotë:

Astrit Dehari mund te jete vetëvrarë! Ky është konstatimi me i mundshem logjik që del nga provat kyçe dhe të pakontestueshme të procesit hetimor.

Së pari, ekspertët austriakë nuk kanë identifikuar elemente të manipulimit, ndërhyrjes apo prerjes së regjistrimeve të kamerave të sigurisë në korridorin ku ndodhej dhoma e Astritit.

Së dyti, raportet hetimore, të përmendura edhe në ekspertizën mjeko-ligjore të ekspertëve zviceranë, konstatojnë se dritarja e dhomës ku qëndronte Astriti ishte e siguruar me grilë metalike të paprekur. Këto grila metalike janë të trasha dhe të padepërtueshme.

Së treti, ekspertët zviceranë identifikuan një përzierje ADN-je në kapakun e verdhë të shishes, ku kontribuesi kryesor përputhej fuqishëm me profilin gjenetik të Astrit Deharit. Kjo vërteton praninë e materialit të tij gjenetik në shishe.

Së katërti, ekspertët zviceranë pranojnë se disa plagë duken të vetëshkaktuara, përkatësisht plagët sipërfaqësore në anën e djathtë të qafës dhe në kyçin e dorës së majtë, çka mbështet mundësinë e veprimeve vetëdëmtuese të viktimës.

Si përfundim, përderisa nga dera dhe nga dritarja nuk evidentohet hyrja e askujt gjatë kohës kur Astriti qëndronte i vetëm në dhomë dhe kur ka ndodhur ngjarja fatale, çdo përfundim apo hipotezë tjetër, përveç vetëvrasjes apo vdekjes nga ngulfatja e kanaleve te frymarrjes, konsideroj se mbetet e pambështetur në provat teknike të administruara.

Unë e respektoj dhimbjen e familjes Dehari dhe kërkesën e saj për zbardhjen e plotë të rastit, por drejtësinë për Astritin, përkatësisht përgjigjet për motivet e mundshme të vetëvrasjes, kërkojini diku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit