Gjini: Secili qytetar i Kosovës përlyhet nga vendimi i Hagës


Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur lidhur me vendimin e Hagës.

Gjini tha se Aleanca ka qenë konsistente në qëndrimin e saj dhe se nuk ka bërë kalkulime politike lidhur me këtë çështje.


Ai u shpreh se shpreson që Kosova, si shtet dhe si popull, të arrijë të bëjë maksimumin përballë kësaj situate.

“Aleanca ka qenë tepër konsistente në këtë pikë. Nuk kemi mendu për asnjë moment që duhet me kalkulu edhe sot nuk kalkulojmë fare. Po shpresoj që kemi me mrri me bo maksimumin si shtet, si Kosovë edhe si popull… Është barrë e rëndë me ndodhë kjo për Kosovën për shkak se secilit prej nesh i bjen fytyrës, nuk janë vetëm katër njerëz t’u u gjyku. Edhe ata që munden mos me pasë simpati politike (ose çfaredo për ata), nëse nuk kanë mrri me e kuptu që secili qytetar, edhe ata që s’kanë le, përlyhen me këtë vendim atëherë s’po di ma çka me fol”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit