Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka dalë para Gjykatës Themelore në Pejë.
Seanca dëgjimore ka nisur, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë.
Ndaj Sylajt është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Gjyqtari i rastit, i cili do të vendosë për këtë çështje penale, është Sami Sharaxhiu.
I dyshuari u kap mbrëmë, pak para mesnatës, në Deçan.
Ndërkohë, në Prishtinë po mbahet protestë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për viktimat.








