Protestuesit kanë mbërritur te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë llogari për dështimin institucional në rastin e Arlinda Zekajt.
Me brohoritjet “Edhe sa?”, protestuesit po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për gratë që janë gjallë.
Gjatë protestës, është kërkuar edhe shkarkimi i Donika Gërvallës.








