IPK nis hetimet për mënyrën si Policia i trajtoi raportimet e Arlinda Zekajt

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese për të shqyrtuar mënyrën se si Policia e Kosovës i trajtoi rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të IPK-së, veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të procedurave dhe veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.


Në kuadër të këtij procesi, do të shqyrtohet mënyra e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim, si dhe nëse zyrtarët policorë përgjegjës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
IPK-ja synon të vlerësojë nëse Policia ka vepruar në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi, si dhe të identifikojë përgjegjësitë eventuale individuale apo institucionale, në rast se konstatohen shkelje ose lëshime.

Inspektorati ka bërë të ditur se do ta trajtojë këtë çështje në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë, duke synuar një proces profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit