Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka aluduar se Arlinda Zeka, gruaja që u vra mbrëmjen e 25 tetorit nga kunati i saj në Pejë, “do të duhej t’i drejtohej Qeverisë”.
Sipas Gërvalles, po të ndodhte një gjë e tillë “ndoshta do të kishte pasur angazhim”.
“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe s’ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, Arlinda nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta, nëse do t’i ishte drejtuar Qeverisë, ndoshta do të kishte pasur angazhim”, tha Gërvalla.
Arlinda Zeka u vra mbrëmjen e 25 tetorit në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.
Vrasja e saj erdhi pas disa letrave që ajo i dërgoi në Prokurori e Gjykatë duke kërkuar mbrojtje e duke paralajmëruar vrasjen pas kërcënimeve që kishte marrë.








