Policia shpall në kërkim Albert Sylajn për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert (Sylejman) Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sipas njoftimit të Policisë, Albert Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan dhe kërkohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë autoritetet ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Informacionet mund të jepen në këta numra telefoni:


192
0800 19999 – pa pagesë
039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit