Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, nga ora 16:00, seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Mbajtja e seancës është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku është shqyrtuar kërkesa për trajtimin e këtij rasti në Kuvend.
Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari kryesor për rastin është kunati i saj, Albert Sylaj.
Akterë të ndryshëm politikë kanë kërkuar dorëheqje nga përgjegjësit e dikastereve të sigurisë.








