Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori thotë se ka kërkuar raport nga Lumturije Vuçetaj e Prokurorisë së Pejës

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka kërkuar raport të detajuar me shkrim nga kryeprokurorja e Prokurorisë së Pejës, Lumturije Vuçetaj, lidhur me kronologjinë e trajtimit të rasteve të Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmë në Pejë.

Të paktën kështu thuhet në komunikatën e prokurorisë, e lëshuar për media.

“Në këtë drejtim, Kryeprokurori i Shtetit ka autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve, në të cilat viktimë ka qenë e ndjera Arlinda Zekaj.


Po ashtu, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar raport i detajuar me shkrim lidhur me kronologjinë e trajtimit të rasteve të së ndjerës, duke përfshirë identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të rasteve; të dhënat për prokurorët kujdestarë dhe prokurorët që i kanë trajtuar rastet; veprimet procedurale të ndërmarra dhe kohën e ndërmarrjes së tyre; vendimet e nxjerra dhe arsyetimin përkatës; vlerësimin e rrezikut dhe masat e kërkuara ose të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës; komunikimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante; si dhe trajtimin e shkresës së viktimës të datës 22.10.2026 dhe çdo informacion tjetër me rëndësi për vlerësimin e plotë të veprimeve të Prokurorisë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata më tej thotë se është kërkuar nga Inspektorati Policor I Kosovës të ndërmerren veprime hetimore lidhur me rastet e raportuara nga e ndjera.

“Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar, pa asnjë tolerim ndaj përgjegjësisë institucionale apo individuale”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit