Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mbrojtur figurën e kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, duke thënë se ai do të mbahet mend jo vetëm për transformimin e bujqësisë, por edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Gërvalla, duke iu referuar kritikave ndaj Pecit, ka thënë se ai ishte ndër ministrat më të guximshëm të Qeverisë Kurti II.


“Për ta ulur pak nivelin e dezinformit dhe propagandës. Ministri Faton Peci, ish-ministri i bujqësisë, kryetari i sotëm i Mitrovicës. Do të mbahet mend për transformimin e bujqësisë, si një prej ministrave për luftimin e pakompromis të krimit dhe të korrupsionit, dhe do të mbahet mend si një prej ministrave më të guximshëm të Qeverisë Kurti II. E çka flitet në këtë sallë duhet të jetë edhe në përputhje me atë çka dëgjonim nga familjarët, nga fqinjët edhe nga qytetarët e Republikës tonë, të cilët çdo ditë dhe në çdo vend do t’ia përsërisin pikërisht këtë gjë tashmë”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit