Vëllai dhe axha i Auron Ferizit shoqërohen në Polici për dyshime për kanosje pas dënimit me 25 vjet burgim të Egzon Shallkit

Vëllai dhe axha i të ndjerit Auron Ferizi janë dy personat që janë shoqëruar në Polici pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Egzon Shallkit, i cili u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen e Ferizit.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dy familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, nën dyshimin për veprën penale të kanosjes, pas intervistimit janë liruar me urdhër të prokurorit

Ngjarja ka ndodhur sot, më 20 tetor 2026, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Policia ka konfirmuar shoqërimin e dy personave, por pa bërë të ditur identitetin apo lidhjen e tyre familjare me viktimën.

Sipas burimeve të dyshuarit janë intervistuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, do të procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.


Ndërkohë, hetimet lidhur me dyshimet për kanosje do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë.

Kujtojmë se Egzon Shallki është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, i cili kishte ndërruar jetë më 10 shtator 2025, dy ditë pasi ishte goditur nga një veturë në Viti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit