Bajrami kërkon hetimin e rreth 3 mijë kontratave njëburimore: Tenderët janë kthyer në praktikë qeverisëse

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të hetojë kontratat njëburimore, për të cilat thotë se janë kthyer në praktikë të zakonshme të qeverisjes.

Në një reagim publik, Bajrami ka pretenduar se rreth 3 mijë kontrata të tilla dëshmojnë se kjo praktikë nuk është më përjashtim, ndërsa ka ngritur shqetësime për mungesën e konkurrencës dhe pasojat e saj.

Ajo ka përmendur edhe rastin e furnizimit me pelet, ku, sipas saj, Komuna e Podujevës ka kontraktuar peletin përmes një tenderi të negociuar, me çmim 120 euro më të lartë për ton sesa Komuna e Rahovecit, e cila e ka realizuar blerjen përmes tenderit të hapur.

Bajrami ka vënë në pah edhe kontrastin mes këtyre procedurave dhe mungesës së barnave esenciale për pacientët me kancer, duke kritikuar dështimet në prokurim.


Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë të gjitha kontratat njëburimore, arsyet e përdorimit të procedurave të negociuara, çmimet dhe përfituesit e tyre.

“Buxheti i shtetit është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Për çdo euro duhet të jepet llogari!”, ka shkruar Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit