Gazetari Shaqiri ngre alarmin para protestës kundër Kurtit: Shpresoj të mos ketë skenar shkatërrues për Kosovën

Gazetari Nehat Shaqiri ka reaguar pas paralajmërimit për mbajtjen e një proteste më 1 nëntor në Prishtinë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas raportimeve, protesta është paralajmëruar të mbahet në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa qytetarët janë ftuar të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë përgjegjësi politike.

Shaqiri ka shprehur shqetësimin e tij për rrethanat e organizimit të protestës, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mundësinë e ndikimeve nga jashtë dhe duke bërë thirrje që Kosova të mos përfshihet në skenarë që mund ta dëmtojnë vendin.

“Shpresoj që personat që paskan ba thirrje për protestë ‘kundër regjimit të Albin Kurtit’, nuk kanë komunikuar me protestuesit në Serbi e Shqipëri, për përgatitjen e skenarit të tmerrshëm e shkatërrues të Kosovës!”, ka shkruar Nehat Shaqiri, editor u portalit gazetakosova.net

Protesta e paralajmëruar pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa mbetet të shihet se kush do t’i bashkohet thirrjes dhe cilat do të jenë mesazhet e organizatorëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit