Kadrijaj ia përplasë foton Kurtit në Kuvend: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga puna, turp

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka larguar nga puna në RTK shokun e tij të lëvizjes studentore, Ernest Lumi.

Ajo ka vlerësuar se një veprim i tillë është i turpshëm.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ia ka dhuruar kryeministrit fotografinë e përbashkët të Kurtit dhe Lumës.

“Ermes Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet te lëvizjes studentore me e largu nga puna. Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, ka thënë Kadrijaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit