Martesa mes gjinisë së njëjtë dhe lindja e fëmijës pa njërin prind, Kurti e mbështet dhe ironizon me Rrahmanin: Iu kanë bërë obsesion këto dy nene

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin në lidhje me Kodin Civil, ku dy nene nga i cili flasin për martesën mes gjinisë së njëjtë dhe lindjen e fëmijës vetëm nga nëna me spermatozoid të donuar.
Për Kodin Civil, Kurti ka thënë se Qeveria planifikon ta sjell Kodin Civil në Kuvend sepse sipas tij, Kosovës i nevojitet një reformë e qëndrueshme e së drejtës civile.

“Prona, kontratat, marrëdhëniet familjare dhe trashegimia, janë marrëdhëniet përmes të cilave qytetari e ndërton jetën e vet si individ dhe familje, zhvillohet dhe përparon. Kodi civil i vendos ato në një tërësi të harmonuizuar, ku dispozitat e plotësojnë njëra-tjetrën dhe të drejtat e përgjegjësitë janë më të qarta. Një kod i tillë duhet të hartohet me vetëdijen se do t’i shërbej edhe brezave që vinë. Ai duhet t’i jap qëndrueshmëri ligjit dhe parashikueshmëri jetës së qytetarit. Kjo bëhet veçanërisht e kuptueshme kur flasim për pronën. Për shumicën e qytetarëve tanë, shtëpia, banesa apo toka përfaqësojnë vite pune, kursime familjare dhe sakrifica që kalojnë nga një gjeneratë në tjetrën. Kur e drejta mbi pronën mbetet e paqartë, qyettari jeton me pasigurinë nëse mund ta përdor, ta shes, ta trashegoj apo ta vendos si garanci për një investim të mëtutjeshëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se siguria juridike e pronës është siguri për të planifikuar të ardhmen, rregullat e qarta për pronën, kontratën, sigurinë bashkëshortore dhe trashegiminë janë pjesë themelore e përgjigjes që duhet ta jap Kodi Civil.

“Mbrojtja e familjes, padyshim që është pjesë thelbësore e kësaj reforme. Kur qartësojmë të drejtat e bashkëshortëve mbi pasurinë, kur mbrojmë fëmijët dhe sigurojmë përmbushjen e përgjegjësive prindore, kur e bëjmë më të sigurtë kalimin e pasurisë nga një brez te tjetri, ne forcojmë familjen në jetën e saj të ëprditshme. Në të njëjtën frymë duhet ta shohim edhe rregullimin e fertilizimit të asistuar. Dëshria për tu bërë prind është një nga shprehjet më të thella të shpresës njerëzore. Dëshira për të dhënë dashuri, për tu kujdesur për një jetë tjetër dhe për të marrë përgjegjësi përtej vetës Për shumë njerëz, rruga drejt prindërimit shoqërohet me vështirësi që meritojnë mirëkuptim dhe përgjegjësi të kujdesshme nga shteti. Ligji duhet ta trajtoj këtë dëshirë me respekt duke i lidhur mundësitë nga mjekësia me sigurinë. Prindërimi merr kuptimin e tij të plotë në përkushtimin e përditshëm ndaj fëmijës, kujdesin mbrojtjen gjatë rritjes. Edhe ky rregullim do të respektoj dinjitetin e atyre që duan të bëhen prindër dhe ta vendos mirëqenien e fëmijëve që lindin”, ka shtuar Kurtin.

Ai është kritikuar specifikisht nga Eman Rrahmani në lidhje me nenet ku flitet për martesën mes gjinisë së njëjtë dhe lindjen e fëmijës vetëm nga nëna.

“Kodi Civil nëse nuk e kam gabim i ka 997 faqe, i ka 1630 nene, ka mundësi që ndihmon nëse i lexoni dhe shqyrtoni edhe nenet tjera. Është jashtëzakonisht voluminoz, përqëndrimi 1-2 nene është rrezik të iu bëhet obsesion, nuk ndihmon. Ky është vetëm sugjerim ,prpvoni të shikoni edhe libra me kapituj në ato me afër 1 mijë faqe. Kodi Civil është gjigand, nuk duhet të pajtohemi në gjithçka secili, por shikoni në përgjithësi. Rëndësia më e madhe i përket tërësisë. Ju i rilexoni pafundësisht vetëm 2 nene, provoni edhe dy tjerat. y është sugjerim dashamirës. Javën e ardhshme mblidhet grupi punues, diskutohet dhe sillet në Kuvend. Nuk është mirë që të degradohen 997 faqe dhe 1630 nene në dy të tilla prej të cilave nuk po arrini të dilni jasht si horizont i kuptimit dhe mendimit”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit