Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas pëdorimit të flamurit të UÇK-së nga protestuesit në Tiranë që janë mbledhur kundër Qeverisë Rama.
Përmes reagimit, ata kanë denuar keqpërdorimin e flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi, pasi që sipas tyre ky symbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë e rrjedhimisht nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi. Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private. Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”, është thënë në reagim e OVL-UÇK-së.“, thuhet në reagim.








