Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar nevojën për një opozitë “të vërtetë”.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj kritikoi qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar për korrupsion dhe përçarje të shoqërisë.
“Lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverisje të Kurti, kundër korrupsionit të këtij njeriu, kundër krejt përçarjes që ia bënë këtij vendi. Ju ftoj të bashkohemi po ashtu me i bo opozitë të vërtetë qeverisjes Kurti”, ka thënë ai.








