Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare


Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe lirinë e Kosovës, duke theksuar se kjo mbështetje duhet të jetë e vazhdueshme.

Haradinaj tha se siguria kombëtare e Kosovës buron nga vlerat e lirisë dhe lidhja e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.


“Siguria jonë kombëtare buron nga vlerat e lirisë, nga UÇK-ja, e cila është e lidhur ngushtë me Amerikën dhe NATO-n. Pak a shumë ky është filli, deri te liria. Ne, në vazhdimësi, pra jo vetëm kur rrezikohet UÇK-ja, ose të themelet e lirisë, por ne në vazhdimësi duhet të jemi mbrojtje të UÇK-së. Jo për shkak të atyre që janë gjallë sot, ose që kanë qenë dikur në udhëheqje të UÇK-së, por për shkak të vetë të sigurisë tonë kombëtare”, tha ai.

Ai shtoi se rrezikimi i UÇK-së, qoftë nga faktorë të jashtëm apo nga gabimet e brendshme, sipas tij, paraqet rrezik edhe për sigurinë kombëtare dhe lirinë e vendit.


“Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje, çdo angazhim në mbështetje të udhëheqjes të udhëheqjes të ushtrisë shëmtare të Kosovës”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit