Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

Ardian Bajrami është 46-vjeçari që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës më 14 tetor, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave në Rahovicë, ishte gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

Në kërkim të 46-vjeçarit ishin angazhuar njësitë përkatëse policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.


Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë policore.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lajmin për gjetjen e tij e kishte konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit