Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka zbuluar detaje nga takimet që partia e tij kishte zhvilluar me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të udhëhequr nga Albin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Haziri ka treguar se një nga emrat e propozuar nga LDK-ja gjatë këtyre takimeve për postin e presidentit ka qenë edhe aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari.
Haziri ka bërë të ditur se në diskutimet për presidentin janë përmendur disa emra, ndërsa shumica e tyre i përkisnin komunitetit akademik.
“Vetëvendosja i ka pasë diku 10 emra… kryesisht ka qenë komunitet akademik. Kena pas një shqiptaro-amerikan që ka qenë Harry Bajraktari, propozim i LDK-së…”, është shprehur Haziri.








