Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke dënuar dhunën ndaj studentëve dhe duke akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për qeverisje diktatoriale.

Bahtiri ka thënë se Rama po frikësohet nga rinia, dituria dhe fjala e lirë, ndërsa dhunën ndaj studentëve e ka cilësuar si turp për Shqipërinë.

Deputeti i VV-së gjithashtu ka pretenduar se kryeministri shqiptar e ka mendjen te Beogradi, duke paralajmëruar se nuk duhet të lejohet shtypja e së ardhmes së vendit.


Në reagimin e tij, Bahtiri i ka bërë thirrje Ramës të japë dorëheqje.

“Jep dorëheqje, o i pafytyrë! Shteti nuk bie para këmbëve të tua!”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi:

PO TURPNOHET SHQIPTARIA, SE STUDENTËT PO PËRGJAKEN NGA NJË PUSHTETAR QË S’KA GJAK SHQIPTARI! JEP DORËHEQJE EDI RAMA! MOS E KALL SHQIPËRINË E ISMAIL QEMAILIT E ISA BOLETINIT!

Nuk ka mbetë ma kohë për heshtje!

Në rrugët e Tiranës sot nuk po goditen thjesht disa të rinj, por po goditet e ardhmja e kombit tonë!

Studentët tanë , ata që punojnë e sakrifikojnë se i duan këtij dheu të ardhme me nder, po përballen me shkopinj e gaz nga pushteti i Edi Ramës, ai që trupin e ka në Tiranë, e mendjen e frymën në Beograd!

A ka më turp se me e pa gjakun e të rinjve tanë të derdhur në asfalltin e kryeqytetit?!

A ka më turp se me e lanë në krye një pushtetar diktatorial që frikësohet nga dituria, nga fjala e lirë dhe nga rinia e vet?!

A ka më turp se me e dëgju Beogradin e Serbinë te duartrokasin teksa vëllezërit tanë po përgjakën nga dora e vetë shtetit?!

PO PËRGJAKET TOKA SHQIPTARE, NGA AI I PABESË!

Studentët janë zemra dhe shpirti i këtij vendi! Dhuna mbi ta është turp mbi çdo shqiptar që sot hesht.

Prandaj, lus Policinë e Shqipërisë, që të ndalin dhunen mbi ata që janë e ardhmja e Shqipërisë. Mos tentoni ta ndalni rrugen e së ardhmes. Ai që dhunon studentët, e dhunon familjen e vet, fëmijët e vet, të ardhmen e vet!

Studentët janë drita e këtij vendi!

JEP DORËHEQJE O I PAFYTYRË!

Shteti nuk bie para këmbëve të tua!

AB

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit