Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, në fshatin Zhabar të Mitrovicës, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, eshtrat janë tërhequr nga vendngjarja nga njësitë përkatëse dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzamimime të mëtejshme dhe procedura të nevojshme identifikimi.

“Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit