Tragjedi familjare në Gjilan – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar dhe iku me veturë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 19:30, Ramiz Arifi dyshohet se ka qëlluar me armë djalin e tij, Bajram Arifi, të lindur në vitin 1997.

Ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në lokacion kanë dalë edhe njësitë relevante të Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Sipas informatave fillestare, pas të shtënave Ramiz Arifi është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Suzuki.

Policia është duke ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit