Deri në 197 km/h në rrugën ku lejohen 80 – Policia shton kontrollet në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë në rajonin e Prishtinës, ku disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h në zona me kufizim prej 80 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka intensifikuar kontrollet në rrugët nacionale dhe rajonale, duke përdorur automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

Policia ka paralajmëruar masa rigoroze ligjore ndaj shkelësve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Pjesëmarrësve në trafik u është bërë thirrje të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe t’ua përshtatin lëvizjen kushteve të rrugës, veçanërisht gjatë natës.


“Respektoni rregullat e trafikut – shpëtoni jetë!”, thuhet në apelin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit