Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevcit, motër e vëlla, të vrarë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit. Ceremonia e varrimit është mbajtur në Pozheran të Vitisë.
Për vrasjen e tyre dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes. Ai dyshohet se, përveç vrasjes së dyfishtë, ka plagosur rëndë edhe një person tjetër, i cili po trajtohet në Intensivën e QKUK-së.
Sipas raportimeve, pas ngjarjes i dyshuari është vetëdorëzuar në polici. Prokuroria Themelore në Gjilan po heton rrethanat e rastit.








