Gani Geci ka publikuar një postim me akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke i kritikuar për qëndrimet e tyre ndaj vrasjeve të pasluftës dhe kërkesave për drejtësi për viktimat.
Në postimin e tij, Geci përmend rastet e Bejadin Allaqit dhe Astrit Deharit, duke kritikuar atë që ai e konsideron heshtje të LVV-së pas ardhjes në pushtet.
Ai gjithashtu e lidh këtë çështje me vrasjet e anëtarëve të LDK-së dhe pretendon se viktimat dhe familjet e tyre nuk kanë marrë drejtësinë e merituar.
Më poshtë, postimi i plotë i Gani Gecit:
LVV-ja edhe PDK-ja së bashku bënë luftë speciale kundër LDK-së për vite me radhë. E sulmonin LDK-në pse i përmendte viktimat e veta të luftës dhe pas luftës.
Ndërsa LVV-ja, për të ardhur në pushtet, çdo ditë kërkonte zbardhjen e rasteve të dy viktimave të LPK-së, Bejadin Allaqit dhe Astrit Deharit.
Pasi LVV-ja erdhi në pushtet dhe pas shpalljes së aktgjykimit për Bejadin Allaqin, Albin Kurti, bashkë me LVV-në, i kanë shti veshët në lesh. Nuk po guxojnë të thonë, të paktën, se Bejadin Allaqi dhe Astrit Dehari nuk janë gjallë.
Këtu vlen ajo thënia popullore: “Shyqyr që ra kjo dekë e ua pamë burrërinë dhe guximin e Albin Kurtit dhe LVV-së.”
A u bëtë bashkë me ata që, me aktgjykim, janë dënuar për rastin e Bejadin Allaqit?
Shyqyr që edhe aktgjykimi atje u shkrua me dëshmitë e fshehta të anëtarëve të LVV-së.
Kjo u bë për arsye se të dyja palët, PDK-ja dhe LVV-ja, ishin pjellë e LPK-së dhe dinin mirë për veprimet e njëra-tjetrës në të gjitha kohërat.
Mos i akuzoni familjarët e viktimave të pafajshme të LDK-së, të cilët u vranë në pragjet e shtëpive, duke shkuar në punë ose duke u kthyer nga puna.
Viktimat e LDK-së, prej varrit, po kërkojnë drejtësi.
Prandaj LDK-ja nuk i bëri votat bashkë me ju, sepse jeni të njëjtë, fatmirësishtë te gjithë e kan kuptuar se njerëzit për pushtet po hangshin edhe mut.








