Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tha se autoritetet serbe s’kanë lejuar që të futen në Serbi tre deputetë të Kosovës, Arbërie Nagavcin, Fatmire Mullhaxhën dhe Liza Gashin, pasi të njëjtit po shkonin tek ajo për ngushëllime.
Tre deputetët kanë qenë të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës, Jetish Jashari dhe këshilltari i Kurtit, Ragmi Mustafi, megjitahtë hyrja e tyre s’është lejuar.
“Autoritetet e Serbisë, qoftë edhe kur janë në pyetje raportet ndërnjerëzore, vetëm për faktin që janë të përfshirë zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës, iu jep kënaqësi refuzimi i lejes për të vizituar Luginën e Preshevës. Me rastin e vdekjes së babait tim, një delegacion nga Republika e Kosovës, i përbërë nga deputetet e Kuvendit, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku e Liza Gashi, kishin planifikuar që të vijnë për vizitë në shtëpinë e prindërve të mi në Preshevë për të më shprehur ngushëllime. Sipas protokollit, deputetet i kishte shoqëruar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograt, Sh,T. Jeshit Jashari, i cili poashtu kishte shprehur dëshirën që së bashku me deputetet të më vijë në vizitë për ngushëllime. Pjesë e delegacionit ishte edhe Ragmi Mustafi, këshilltari i kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili kësaj here kishte porosinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që të më përcjell nga afër mua e familjarëve të mi ngushëllimet e tij për humbjen e prindit”.
Ajo tha se ata u detyrua të i takoi në vendkalimin Depcë.
“Pas disa orë mbajtje në vendkalimin kufitar me Kosovën në Depcë, autoritetet kufitare njoftuan delegacionin nga Republika e Kosovës që nuk iu lejohet vizita në Preshevë. E detyruar nga këto rrethana, së bashku me vëllezërit dhe familjarët e mij, e nderuar nga qëllimi i deputeteve dhe Ambasadorit për të qenë pjesë e dhimbjes sime me rastin e vdekjes së babait, i takova në vendkalimin Depcë, në territorin e Republikës së Kosovës. Qoftë edhe në këto rrethana, aspak njerëzore dhe e frustruar nga ky rast, pata nderin që unë me familjar të marr ngushëllimet e sinqerta në emrin e tyre të deputeteve Nagavci, Mullhaxha Kollçaku e Gashi, të cilat më përcollën edhe ngushëllimet e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mikes time, znj. Albulena Haxhiu. Kjo është një situatë për t’u mbajtur mend për të keq, e ku Serbia shpërfaq politikën e saj diskriminuese në çdo pore të jetës, qoftë edhe në raste të vdekjeve e ku vizitat kanë për qëllim vetëm ndarjen e dhimbjes. Por, ashtu sikur edhe në çdo rast tjetër, shpresoj më së shumti sot, Serbia të ketë marrë mesazhinn e qartë që edhe në rrethana gati të pamundura nuk do t’ia dalin të ndajnë as koordinimin politik, e aq më pak lidhjen tonë shpirtërore”, tha ajo.








