Reagimi i Presidentes pas krimit në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e arsyeton marrjen e jetës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka reaguar pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë një grua dhe një burrë, si dhe u plagos një person tjetër.

Përmes një deklarate zyrtare, e para e shtetit ka shprehur dhimbjen e saj për ngjarjen tragjike, duke u dërguar ngushëllime familjarëve të viktimave dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurit.

E para e shtetit deklaroi se “Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.”

Presidentja u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë organeve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi dhe përkushtim për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj tragjedie dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit