Arianit Koci e dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për, siç pretendon ai, moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO256/26 dhe KO258/26, shkruan GazetaKosova.net

Në një reagim të publikuar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, Koci ka theksuar se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026.

“Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit”, ka shkruar Koci.

Ai ka shtuar se, sipas të dhënave publike, votimi për presidenten ka vazhduar edhe pas mesnatës, duke ngritur kështu çështjen e respektimit të afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, ka përfunduar Koci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit