101 deputetë në sallë, nis seanca për Ligjin për Specialen

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur punimet e seancës ku pritet të shqyrtohet dhe votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.


Në sallë janë të pranishëm 101 deputetë, ndërsa seanca ka nisur pas tensioneve dhe protestave të zhvilluara para objektit të Kuvendit.

Në rend dite është shqyrtimi i ndryshimeve të Ligjit për Specialen, për të cilat ditëve të fundit është kërkuar publikisht vota e deputetëve.


Ndërkohë, para Kuvendit vazhdojnë të qëndrojnë protestuesit dhe veteranët e UÇK-së, të cilët kërkojnë nga deputetët që të votojnë pro ndryshimeve të ligjit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit