Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve që janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po kërkohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë kalimit të Kurtit, protestuesit i janë drejtuar atij duke i kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të votojë ndryshimet e Ligjit për Specialen.
Protestuesit kanë kërkuar nga deputetët që të mbështesin iniciativën për ndryshimin e ligjit, duke theksuar se qëndrimi i tyre do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave.








