Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit kanë mundësi që përmes votës së tyre të krijojnë më shumë transparencë dhe, siç tha ai, një sistem të vërtetë të drejtësisë.
Ismaili tha se çështja për të cilën pritet të votohet është e rëndësishme për të gjithë qytetarët, pa dallim partie.
“Mendoj që krejt Kosova është duke pritur një gjë të tillë. Sot e ka mundësi që me i dhënë një transparencë më të madhe, e ka mundësi me kriju një sistem që është i vërtetë i drejtësisë. Nuk mendoj që ka deputet që ka drejtësinë, nëse e doni drejtësinë atëherë është mundësi me dhanë votën e vetë krejt Kosova pa dallim partie”, tha ai.








