Foto nga martesa e kaluar përfundojnë te familja e burrit të saj të tanishëm – 24-vjeçarja denoncon ish-bashkëshortin

Një rast i ndjeshëm është raportuar në Prishtinë, ku një 24-vjeçare ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, duke pretenduar se ai po përdor fotografi nga koha e martesës së tyre për ta vënë nën presion.

Burimet bëjnë me dije se më 4 tetor, rreth orës 13:40, B. J. është paraqitur në Stacionin Policor dhe ka raportuar rastin.

Sipas deklarimit të saj, ish-bashkëshorti, I. A, dyshohet se fotografitë e realizuara gjatë kohës sa kanë qenë të martuar po ua dërgon familjarëve të bashkëshortit të saj të tanishëm.

Ankuesja ka deklaruar se veprimet e ish-bashkëshortit po i përjeton si formë presioni dhe shantazhi ndaj saj.

Policia ka kontaktuar të dyshuarin dhe i ka kërkuar që të paraqitet në stacion për intervistim, por deri në momentin e raportimit ai nuk ishte paraqitur.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për dhunë në familje, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet për veprën penale “Ngacmimi”, në kuadër të dhunës në familje.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit