Është shtuar numri i qytetarëve që po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar deputetëve që të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Protestuesit janë mbledhur para objektit të Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, e cila ka kërkuar që deputetët ta miratojnë projektligjin.
Komisioni për Legjislacion ka miratuar Ligjin për Specialen me 9 vota për.
Në votimin e zhvilluar në Komision, nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas miratimit në Komisionin për Legjislacion, projektligji pritet të procedohet për shqyrtim dhe votim në seancë të Kuvendit.
Po në orën 09:00, para Kuvendit është paralajmëruar edhe protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me kërkesë për votimin e ndryshimeve ligjore.








