Hamza dhe Kurti takohen sërish për çështjen e presidentit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se do të takohet sërish me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi është paralajmëruar për orën 16:30, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Hamza nuk ka dhënë detaje të tjera rreth agjendës së takimit, ndërsa takimi i sotëm vjen pas atij të zhvilluar të premten, ku dyshja diskutoi për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndërkohë, Qeveria ka bërë të ditur se mbrëmë e ka proceduar në Kuvend përgjigjen e saj lidhur me projektligjin e propozuar nga PDK-ja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit