Hamza: Ligji për Specialen duhet të aprovohet në dy leximet, pastaj çështja e presidentit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie mbetet i pandryshuar dhe se fillimisht duhet të miratohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në të gjitha nivelet dhe në të dy leximet, para se të nisin bisedimet për çështjen e presidentit.

Ai tha se PDK-ja është e hapur për diskutime për presidentin dhe shtoi se vendit i nevojitet stabilitet politik.

“Qëndrimi i PDK-së është konsistent. Fillimisht duhet të aprovohet ligji, dhe po e ritheksoj, të aprovohet në të gjitha nivelet dhe në të dy leximet. Pastaj, ne jemi të hapur të bisedojmë për çështjen e presidentit.

Vendi duhet të ketë stabilitet politik. Ne t’i kryejmë punët tona si deputetë, ndërsa qeveria t’i kryejë detyrat e saj.


Kemi të bëjmë me një çështje që e tejkalon çdo parti dhe çdo qeveri”, ka deklaruar Hamza.

Hamza ka bërë të ditur se në orën 16:30 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit