Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, u pyet se a ishte ish- presidenti Thaçi komandant i UÇK-së.
Haradinaj theksoi se përgjegjësia operative nuk mund t’u vishet atyre që kishin funksione politike gjatë luftës, duke cilësuar si të pakuptueshme ngarkimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me zhvillimet në terren.
“Ne e kemi pasur komandantin Adem Jashari. Vepra e tij e ka bërë legjendë, vepra e familjes së tij. Presidenti Thaçi nuk ka qenë komandant. Ka qenë drejtor i drejtorisë politike,” deklaroi Haradinaj.








