Haradinaj: Komandant e kemi pasur Adem Jasharin, Thaçi ishte drejtor i Drejtorisë Politike

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka folur për rolet e figurave politike dhe ushtarake gjatë luftës së Kosovës, duke komentuar edhe procesin gjyqësor në Hagë.

Haradinaj ka bërë një ndarje mes strukturave politike dhe atyre operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se Hashim Thaçi, sipas tij, nuk ka pasur rol komandues ushtarak.

“Ne e kemi pasur komandantin Adem Jashari. Vepra e tij e ka bërë legjendë, vepra e familjes së tij. Presidenti Thaçi nuk ka qenë komandant. Ka qenë drejtor i Drejtorisë Politike”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se për këtë arsye është e pakuptueshme, sipas tij, që Thaçi dhe figura të tjera politike të ngarkohen me përgjegjësi për zhvillimet operative gjatë luftës.

“Është e pakuptueshme me e ngarkuar presidentin Thaçi dhe të tjerët për zhvillime në luftë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për sulmet ndaj misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke thënë se kushdo që ka sulmuar EULEX-in duhet të përballet me përgjegjësi ligjore.

“Kushdo që i ka futur shqiptarët në kurth me e sulmuar EULEX-in duhet me hy në burg. Ne duam me hy në BE, por e duam edhe lirinë e këtyre njerëzve”, deklaroi ai.

Ndërsa duke folur për raportet me Shtetet e Bashkuara, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes amerikane për sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës.

“E vetmja gjë që Amerika nuk heq dorë është stabiliteti dhe siguria e Kosovës. Amerika nuk tërhiqet nga 17 Shkurti, as nga pavarësia jonë”, përfundoi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit