Mbi 1 ton drogë u kap në Pejë – këta janë 9 personat ndaj të cilëve Prokuroria ngriti aktakuzë për kultivim të kanabisit (Emrat)

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave, të dyshuar për kultivimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në dy parcela në Kliqinë dhe Sverkë të Pejës.


Aktakuza është ngritur ndaj Eldi Mykaj, Erion Etemaj, Engjellush Ibrahimi, Kloadian Qokli, Shkëlqim Xhija, Mirjon Qokli, Istref Bajrami, Liridon Haziraj dhe Enver Hasani.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një grupi gjatë vitit 2024, duke u angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Në dy parcela, sipas Prokurorisë, janë kultivuar gjithsej 2,850 bimë kanabis, nga të cilat është siguruar narkotik në peshë të përgjithshme prej mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë.

Narkotikët janë sekuestruar nga Policia e Kosovës më 27 shtator 2024, gjatë zbatimit të urdhërkontrollit.

Të nëntë personat akuzohen për veprat penale që lidhen me kultivimin, blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, ndërsa ndaj disa prej tyre rëndojnë edhe akuza për vepra të tjera penale.

Sipas aktakuzës, njërit prej të pandehurve i ishte premtuar edhe shuma prej 15 mijë eurosh për angazhimin në kultivimin e narkotikëve.

Ndërkaq, gjatë hetimeve, njërit prej të pandehurve iu gjetën edhe 1,540 euro në kartëmonedha të falsifikuara, ndërsa te një tjetër u gjet dhe u sekuestrua një AK-47 me municion.


Ky aksion kishte qenë nën udhëheqjen e Prokurorit Ersan Qavolli dhe vazhdonte të ishte pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me trafikun e narkotikëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit