Zhduket 44-vjeçari në Fushë Kosovë: Telefoni rezulton i bllokuar, familja pa asnjë informacion

Një 44-vjeçar është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë, pasi familjarët e tij nuk kanë arritur të vendosin kontakt me të dhe nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Florim Belushkajn, për të cilin më 22 shtator, rreth orës 17:00, është pranuar informata se nuk po përgjigjej në telefon dhe se nuk kishte të dhëna të konfirmuara për vendndodhjen e tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, kishte vetëm pretendime se 44-vjeçari mund të ndodhej në zonën e rrugës “Amir Elmazi” në Fushë Kosovë.

Familjarët e tij janë kontaktuar lidhur me rastin, por kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë informacion konkret për vendndodhjen e Florim Belushkajt. Ata kanë bërë me dije vetëm se numri i tij i telefonit është bllokuar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa po vazhdojnë veprimet për lokalizimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit