Haziri rikthen deklaratën e Rugovës për UÇK-në pak para marshit: Organizatë e krijuar nga patriotët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka publikuar një deklaratë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në të cilën ai flet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe mënyrën se si e përshkruante atë gjatë kohës së luftës.

“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga patriotët, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën, dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ibrahim Rugovës, të ripublikuar nga Haziri.

Publikimi i Hazirit vjen në kohën kur në Prishtinë të shtunën do të mbahet “Marshi për Liri”, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

LDK-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së platformës “Liria ka emër” për të marrë pjesë në marshin e së shtunës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit