Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, të dielën në orën 10:00.
Nagavci, në veçanti, i ka bërë thirrje LDK-së që të marrë pjesë në votimin e kandidatit të saj për nënkryetar të Kuvendit.
“Edhe një herë shfrytëzojmë këtë mundësi që të bëjmë thirrje që ditën e diel, në ora 10:00, ashtu siç e ftojë vazhdimin e seancës kryetarja e Kuvendit, të jenë të pranishëm në sallë dhe të bëjnë propozimet e tyre, gjegjësisht LDK-ja të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar”, tha ajo.








