Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se LDK-ja e ka lëshuar sallën plenare për shkak të mënyrës se si kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka proceduar me votimin e nënkryetarëve.
Lushaku-Sadriu tha se Haxhiu, sipas saj, imponoi votimin dhe kalimin në procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve, duke mos respektuar Rregulloren e Kuvendit.
“Ne si LDK e lëshuam sallën, pasi u imponua nga kryetarja një votim dhe një kalim për votimin e nënkryetarëve duke prishur procedurën. Ne kërkuam që të respektohet procedura”, tha Lushaku-Sadriu.








