Kërcënohet Milaim Zeka- Policia nis hetimet

Gazetari Milaim Zeka ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ka pranuar mesazhe kërcënuese dhe fyese përmes rrjetit social Instagram.


Sipas informacioneve, Zeka është paraqitur të martën, më 1 shtator, rreth orës 08:50, në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, ku ka denoncuar kërcënimet që pretendon se i janë drejtuar nga një llogari në Instagram.

Pas raportimit, gazetari është shoqëruar në zyrat e hetuesve, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.


Zeka ka deklaruar se një ditë më parë, më 31 gusht, derisa po përdorte telefonin e tij, kishte vërejtur se nga një llogari në Instagram i kishin ardhur mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe fyese.

Sipas deklaratës së dhënë në Polici, përmbajtja e mesazheve ka bërë që Zeka të ndihet i rrezikuar.

“Ndihem i rrezikuar dhe i kërcënuar nga mesazhet e pranuara”, është në thelb deklarimi i tij para organeve të rendit, sipas informacioneve që posedon Sinjali.


Personi që dyshohet se qëndron prapa llogarisë në Instagram ende nuk është identifikuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit