Gjykata shpall fajtor Xhelal Sveçën lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës

Gjykata ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.


Lartësia e dënimit shpallet në një seancë tjetër.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Prokurori Avni Namani ka deklaruar se provat e administruara gjatë procesit dëshmojnë se Sveçla kishte aktivizuar një bombolë të gazit lotsjellës dhe e kishte hedhur brenda sallës së Kuvendit.


Sipas Prokurorisë, në video-incizimin e seancës shihet momenti i aktivizimit dhe hedhjes së gazit, ndërsa në sallën plenare janë gjetur disa bombola të gazit lotsjellës. Në raportin e vendit të ngjarjes, sipas aktakuzës, janë dokumentuar gjithsej 18 dëshmi materiale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit