Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes

Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në banesë, për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve, i cili raportohet se ka probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sëpatë vëllain e tij.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më vonë nga forcat e Komisariatit të Policisë Korçë.

I plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ka marrë një plagë në shpatull dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, autori është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit