Ish-eprori i UÇK-së nga Batalioni “Atlantiku”, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të deputetes së PDK-së, Vlora Çitakut.
Deputetja ka shkruar të martën që emri i ish-presidentit Hashim Thaçi të mos përfshihet në zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Lushi e ka quajtur deputeten e PDK-së si jo të guximshme teksa ka krahasuar rastin me atë të Donald Trumpit.
“A e patë o popull postimin e Vlora Çitakut?!!! E madhja Vlora Çitaku do t’i kishte thënë edhe Donald J. Trump më 2023-2024 mos u merr me politikë se je në proces gjyqësor (politik). Por Presidenti Trump nuk lejon njerëz joguximtarë si Çitaku rreth tij dhe sot është President i popullit dhe shtetit amerikan”, ka shkruar Lushi.
“Nënkryetarja e PDK-së kishte folur si nënkryetarja e VV-së Albulena Haxhiu. Kishte thënë ish- ministresha Çitaku, të folësh për Thaçin president dhe ta rivendosësh atë në Presidencë sepse iu vodh mandati qenka e dëmshme!!!”, ka thenë ai.
“Dy nënkryetaret duke u tutur që të kryejnë obligimin për të vendosur nderin e Kosovës në vendin e vet kishin folur për dëm. O tempora o mores”, ka thenë Lushi.
Ai ka thënë se amerikanët nuk u shqetësuan për procese gjyqësore kur rizgjodhën Trumpin për president.
“Paskan gabuar edhe amerikanët që nuk ia futën gjyqësisë amerikane politike kur rizgjodhën Donald J. Trump President, apo jo zonja nënkryetare?”, ka thënë Lushi.
“Deputete fort e nderuar Çitaku, e ke obligim dhe duhet të kesh trimininë t’i thuash një procesi politik juridik mjaft është mjaft”, ka thënë ai.
“E nderuara politikane veterane Çitaku, fjalët hyrëse për gjykimin e turpshëm të Speciales janë kryer para 6 muajsh— pse është shtyer verdikti 2 herë?! A po ke dëshirë të shtyhet edhe një herë e ti vetëm të sodisish në pritje?!”, ka pyetur ai.
Postimi i tij:
A e patë o popull postimin e Vlora Çitakut?!!!
E madhja Vlora Çitaku do t’i kishte thënë edhe Donald J. Trump më 2023-2024 mos u merr me politikë se je në proces gjyqësor (politik). Por Presidenti Trump nuk lejon njerëz joguximtarë si Çitaku rreth tij dhe sot është President i popullit dhe shtetit amerikan.
Nënkryetarja e PDK-së kishte folur si nënkryetarja e VV-së Albulena Haxhiu. Kishte thënë ish- ministresha Çitaku, të folësh për Thaçin president dhe ta rivendosësh atë në Presidencë sepse iu vodh mandati qenka e dëmshme!!!
Dy nënkryetaret duke u tutur që të kryejnë obligimin për të vendosur nderin e Kosovës në vendin e vet kishin folur për dëm.
O tempora o mores!
Paskan gabuar edhe amerikanët që nuk ia futën gjyqësisë amerikane politike kur rizgjodhën Donald J. Trump President, apo jo zonja nënkryetare?!
Deputete fort e nderuar Çitaku, e ke obligim dhe duhet të kesh trimininë t’i thuash një procesi politik juridik mjaft është mjaft.
E nderuara politikane veterane Çitaku, fjalët hyrëse për gjykimin e turpshëm të Speciales janë kryer para 6 muajsh— pse është shtyer verdikti 2 herë?! A po ke dëshirë të shtyhet edhe një herë e ti vetëm të sodisish në pritje?!
Nuk e pengon askënd që Specialja ka hypur kalistrak mbi shtetin?!
Sidomos ty e dashur deputete me numër të garantuar 3 në listë të PDK-së dhe deputetëve kolegë tutë të Kuvendit?!
Politikane mjeshtre Çitaku, as ti e asnjë gjykatë, përpos votuesve dhe popullit të Kosovës, nuk duhet dhe as mundeni t’ia ndaloni Hashim Thaçit të drejtën demokratike të kandidojë apo kandidohet?!
Unë, konsulle dhe ambasadore legjendare e Kosovës në Amerikë Çitaku, u kam propozuar juve deputetëve të Kosovës, t’a kandidoni Hashim Thaçin President sepse Specialja nuk ka provuar asnjë pikë të aktakuzës dhe Thaçi et al do të duhej të ishin të lirë para shumë vitesh dhe sepse Presidencës duhet t’i kthehet respekti që i është nëpërkëmbur.
Pra unë kam kërkuar kthim dinjiteti tëndin, të shtetit të Kosovës dhe të popullit të Kosovës. Sikur kanë bërë shteti amerikan dhe votuesit në Amerikë me Presidentin Trump duke i thënë gjykatës se kur drejtësia armëzohet (weaponization of justice) populli merr legjitimitetin përfaqësues në dorë.
Kuvendi e ka detyrë të ndalojë abuzimin juridik dhe të mos lejojë asnjë gjykatë të dali mbi Kuvendin. Thaçi et al dhe Kosova i kanë kryer krejt obligimet ndaj Speciales, Specialja vetëm ka abuzuar.
Ku janë akuzat pér trafikime organesh?! Zero. Prandaj, deputete super e nderuar, mos u tut sepse Thaçi et al dëmtohen vetëm duke i lënë vetëm dhe në mëshirën e ujqërve. Jo duke kërkuar dinjitet dhe drejtësi.
Krejt në fund deputete jashtëzakonisht e nderuar, a nuk tha para disa ditësh Shefi yt dhe Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvend, Arian Tahiri, që Thaçi do të duhej të jetë President përsëri. A flisni ju në parti apo e keni kakofoni zërash aty?!
Deputete e shumëfishtë Çitaku, unë besoj që më trim është Ramush Haradinaj, që tregoi naltësi duke propozuar Thaçin president, se sa ti— sepse ai e kupton kodin e nderit për bashkëluftëtarin dhe ai vetë ka kaluar nëpër krajatën e abuzimit politiko-juridik. As unë, as Ramushi, e as Ariani nuk duam t’u bëjmë dëme djemve të Kosovës, por është mbushur kupa dhe ndërsa shumica heshtin dikush e ngrit zërin. Po ta kishim ngritur zërin krejt, burrat e Kosovës nuk do të ishin mbajtur, si asnjëherë në histori e askund në botë, 6 vjet në paraburgim.
Kishe bërë veç pak politikë ditore ti vetë, e madhja Vlora Çitaku!
Medet ku keni rënë disa në PDK dhe në Kosovën tonë!








