Ish emisari amerikan Ballkanin, Richard Grenell ka mbështetur gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.
Grenell në një postim në rrjetin X ka publikuar një fotografi të gjashtë kandidatëve të LDK-së me një mbishkrim.
“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar ai.








