Sot varroset nëna e deputetit Besnik Tahiri në Bradash të Podujevës

Sot do të varroset Hasime Tahiri, nëna e deputetit të Aleancës Besnik Tahiri, i cili ka njoftuar se varrimi e saj.

Tahiri ka bërë të ditur se varrimi do të mbahet në orën 18:00, në fshatin Bradash të Komunës së Podujevës.

Përmes një postimi, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e nënës, duke thënë se ajo u nda nga jeta të martën pasdite, pas një sëmundjeje të shkurtër.

“Na la me dhimbje e mërzi, por me plot krenari për sa shumë na dha e sa e madhe ishte! Përjetë të pikëlluar për ty Nanë!”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkohë, e pamja do të mbahet në Prishtinë për tri ditë, duke filluar nga e enjtja, në Hotel Sirius, nga ora 09:00 deri në 16:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit